Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Picture of INA
INA

23/06/2025

Pavarësisht mosmarrjes së përgjegjësisë për manipulimin e Balancuesit, BDI-ja pati premtuar para opinionit në programin zgjedhor “Koha për kryeministrin e parë shqiptar” për mandatin 2020-2024, se përfundimisht do t’i gjente zgjidhje ligjore punësimit adekuat etnik. Madje, pika e tillë ishte vendosur ndër 5 projektet kryesore, nëse Naser Ziberi do të bëhej kryeministri i parë shqiptar. Në program, në faqen 65 të tij, theksohet qartë se me këtë do t’i jepej fund keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë aplikimit ne konkurse dhe për vende pune. Një gjë të tillë, BDI-ja synonte ta bënte përmes zbatimit të grafës etnike gjatë marrjes së vërtetimeve për nënshtetësi, si dhe ndryshimit të tri ligjeve, si më poshtë.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në administratë dhe struktura udhëheqëse.
Ndryshimi i Ligjit për nëpunës administrativ si dhe ndryshimi i Ligjit për të punësuarit në sektorin publik;

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për evidentim amë:
– Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidentim amë do të mundësohet saktësimi i përkatësisë etnike, duke e shtuar kolonën e përkatësisë etnike gjatë marrjes së vërtetimit për nënshtetësi. Me këtë ndryshim do të parandalohet keqpërdorimi i përkatësisë etnike gjatë procesit të aplikimit në konkurse dhe vende pune të cilat janë të parapara për etnitete të ndryshme (maqedonas, shqiptar, turq, romë, etj.)

Megjithatë, nga 2020, pavarësisht se nuk u bë me kryeministrin e saj, BDI-ja gjithsesi qëndroi në pushtet deri në vitin 2024 dhe nuk realizoi asnjë germë nga këto premtime. Madje, nën frymën e idesë për grafë etnike, ministri i Drejtësisë Lloga në koalicion nënshkroi një udhëzim për përcaktimin e etnisë dokumentet e gjendjes civile, i cili në shkurt të 2024, kohë kur BDI ishte ende në pushtet, u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se deklarimi për përkatësi nacionale nuk është i detyrueshëm, por mundësi me të cilën qytetarët privohen nga e drejta e mosdeklarimit, gjegjësisht, prerogativ i lirisë së shprehjes.

Heqjen e Balancuesit dhe avancimin e tij BDI-ja e kishte pranuar edhe në programin e Frontit Evropian “Evropa 2030”, në faqen 27 të tij.

… do të vazhdojë dhe avancohet praktika e punësimit duke përdorur mekanizmin ligjor të balancuesit. Ky hap synon të inkurajojë diversitetin dhe të sigurojë përfaqësim më të drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve në administratë.

Këto fakte tregojnë se Balancuesi ishte pranuar prej kohësh si i vdekur, por në vend të një ligji të ri, BDI-ja synonte sërish mbajtjen e tij gjallë, me paterica./Alsat.mk

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË