Premtimet për rishikimin e rasteve “Monstra” dhe “Alfa”, shpresë për shqiptarët!

Picture of INA
INA

08/10/2024

Shkruan: Fejzi Hajdari

Ju kujtohet bashkëkominikimi i ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish shefit të policisë secrete Mijallkov tek “Bombat” e Zoran Zaevit… “Ne dimë se ata, të ‘rastit Sopoti’, janë të pafajshëm, ama sikur t’i lirojmë si të tillë, do të duhet t’u pagujamë dëmshpërblim…”.

Pra, partnerëve të dikurshëm të Ali Ahmetit, nuk iu dhimbeshin shqiptarët të cilët të pafajshëm po vuanin dënime me vite burg, por iu dhimbeshin “lekët për kompenzim”. E dini se të ndjerit Sulejman Sulejmanit – bacës Sulë, iu bë sëmundja dhe u verbërua gjatë vuajtjes së dënimit dhe tek pas ca vitesh u lirua i pafajshëm.. Me fjalë tjera: AQ VLENTE JETA E NJË SHQIPTARI, i cili në mënyrë të pafajshme po vuante dënimin! Tmerr, tmerr..!

A e dini edhe një gjë?

Nga të gjitha rastet e montuara ndaj shqiptarëve prej vitit 2001, ASNJËHERË, AMA ASNJËHERË, NUK ËSHTË GJETUR URDHËRDHËNËSI, që sipas të gjitha gjasave, ishin (janë) njerëzit e SHËRBINMIT SEKRET MAQEDONAS. Kjo tregon se gjatë gjithë kësaj kohe, shqiptarët që kanë qeverisur NUK KANË PATUR KURRFARË ndikimi në VENDIMMARRJE. Thjeshtë në këto raste kanë qene vetëm KUKULLA. Ju kujtohet rasti “Monstra” kur zëvendësministri i atëhershëm Xhelal Bajrami, doli si kukull pa kurrfarë turp që të shpalosë detaje nga “Monstra”…

Bëra një kronologji të rasteve të montuara ndaj shqiptarëve pas vitit 2001, për të dalë tek rëndësia, pesha e rishikimit eventual të këtyre dy rasteve (Monstra dhe Alfa) për çka, ditë më parë, pati premtime publike.

Triumfi i drejtësisë, ose më saktë, zgjidhja e këtyre dy rasteve, do të ishte një shpresë për rikthimin e drejtësisë në këtë vend e cila është bërë peng i zhvillimit të këtij vendi, që ka marrë teposhtzen tanimë dy dekadat e fundit. Zgjidhja eventuale e këtyre dy rasteve të montuara, për shqiptarët do të kishte simbolikën e veçantë të rikthimit të besimit edhe ndaj shtetit, por edhe ndaj gjyqësorit.

Pikërisht besueshmëria e qytetarëve prej vetëm 2 për qind në gjyqësorin aktual, është dëshmia më e madhe e dëshpërimit, zhgënjimit por edhe e ikjes masive të rinisë nga ky shtete. Pikërisht mungesa e drejtësisë, inkurajoi trimëroi shumë funksionarëve maqedonas, e sidomos shqiptarë të BDI-së, të pasurohen brenda mandateve me dhjetra e qindra miliona, duke blerë parcella të shtrenjta, vila ne Prishtinë e Gjirin e Lalëzit, shtëpi supermoderne, vetura e çka jo.

Kjo mënyrë e pasurimit me anë të “plackitjes (reketit) të shtetit por edhe biznesmenëve”, bëri që edhe biznesmenët e sinqertë të humbin shpresën, bashkë me investitorët nga jashtë.

Pra, thjeshtë rikthimi i rasteve në fjalë, ka simbolikën por edhe rëndësinë e kthimit të DREJTËSISË në vend, që do të ishte shpresë për rikthimin e standardit eventual jetësor, që nënkuptonte edhe SHPRESËS PËR NJË JETË MË NORMALE DHE MË TË MIRË NË Maqedoninë e Veriut.

Të shpresojmë..

TË FUNDIT

Sulmohet Nikolla Dimitrov: E goditën në shpinë teksa ishte duke bërë pazar

Sela: VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, faktori politik shqiptar në Qeveri nuk bën asgjë

Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Vetëm pse bëri shqiponjën në sheshin e Beogradit, arrestohet shqiptari me shtetësi zvicerane

Salihu takim me presidenten zvicerane, ndër të ftuarit në drekën presidenciale në Bern

Kapet njëri nga autorët e vrasjes në Haraçinë, MPB zbulon motivet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË