Premtimi i diplomatit turk për Ballkanin

Çavusoglu i premton Kurtit: Turqia nuk do të lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës, tha kryeministri Kurti, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë.

“Ministri Çavusoglu theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, theksoi se Republika e Turqisë e ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.