Premtimi i presidentit të Inter Miamit: Messi do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në Barcelonë

ina-online
ina-online

03/10/2023

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas ia ka bërë një premtim Lionel Messit që ai do të mundë ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit si futbollist përpara tifozëve të Barcelonës.

Numri 1 i klubit amerikan kështu i ka gëzuar tifozët “Blaugrana” pasi shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund t’i vendos këpucët në gozhdë në Camp Nou, aty ku e kaloi pjesën më të mirë dhe më të ëmbël të karrierës.

“Largimi i Messit nga Barcelona nuk ka qenë sipas dëshirës së tij, nuk ka mundur t’i thoshte lamtumirë klubit që e kishte pritur që kur ishte fëmijë. Mënyra e largimit nuk ishte ajo që e donte Lionel. Kjo është arsyeja që unë e mora zotimin se do të bëj gjithçka që është e mundshme për t’ia dhënë mundësinë që të përshëndetet me tifozët e tij në Barcelonë”, deklaroi Mas për “El Club del Deportista”.

Kujtojmë se Leo Messi ishte larguar nga Barcelona si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata më 1 korrik të vitit 2021.

Për shkak të rregullave dhe të limitit të kaluar të “fair-play” financiar të La Ligas, Barcelona nuk kishte mundur të arrinte marrëveshje të re me yllin argjentinas.

Ai më pas ishte transferuar në Paris Saint-Germain, ku i kishte kaluar dy sezone jo fort të kënaqshme dhe palët u ndanë pasi atij i skadoi kontrata dyvjeçare.

E gjatë verës që shkoi, kampioni i botës me Argjentinën e mori rrugën përtej Atlantikut, ku po shkëlqen në Inter Miami.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

INFO

NA NDIQ