Presheva do t’ia ndërrojë emrat rrugëve

0

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve sot kanë dorëzuar tek anëtarët e këshillit komunal propozimet e përfaqësuesve të bashkësive lokale të komunës së Preshevës lidhur me emërtimet e reja.

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka vlerësuar punët e gjithë atyre që kanë bërë gjatë kësaj kohe duke e llogaritur si proces i mirkuptimit në mes qytetarëve tanë.

Arifi për portalin preshevacom ka deklaruar se rrugët që ishin me emra serb tani do të zëvendësohen me emra të veprimtarëve shqiptarë që i kanë kontribuar vendit dhe popullit tonë.

Personalitetet shqiptare na kanë bërë të ndjehemi krenarë edhe sot me veprat e tyre thotë Arifi. Propozimet për emërtimin e rrugëve do të dërgohen tek ministria përkatëse pastaj procedohen në kuvendin komunal në Preshevë./presheva.com/