Presheva e fundit me të ardhura mesatare, Bujanoci i parafundit në rrethin e Pçinjës

0

Në vitin 2019, Bujanoci hyri me një total prej 5,575 të punësuar, që është 49 më shumë se një vit më parë dhe është renditur i dyti pas Vranjës, tregojnë të dhënat nga Entit Republikan i Statistikave. Edhe përkundër faktit që sipas numrit të të punësuarve Bujanoci radhitet i dyti në rrethin e Pçinjës, megjithatë, është në fund të listës së të ardhurave mesatare.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 4,108 persona janë të angazhuar tek personat juridikë, 1,289 tek sipërmarrësit ndërsa 178 janë fermerë. Numri më i madh i të punësuarve 1,228, sipas të dhënave zyrtare janë të angazhuar në industrinë përpunuese, në arsim punojnë 775, në tregti 739, në administratën shtetërore 658, në kujdesin shëndetësor dhe mbrojtje sociale 456 ndërsa numri më i vogël i të punësuarve, gjegjësisht vetëm dy, janë të regjistruar në sektorin e pasurive të patundshme.

Nga ana tjetër, numri i Bujanocasve të regjistruar në Shërbimin Nacional për Punësim, disa vitet e fundit sillet rreth 5 mijë. Në nivel të rrethit të Pçinjës janë të punësuar zyrtarisht 42,066 persona (në Serbi 2,131,079) ndërkaq më shumë të punësuar se në Bujanoc ka vetëm në Vranjë 21,594, persona kurse më së paku ka në Tërgovishtë 1.080, persona. Në komunën e Preshevës zyrtarisht të punësuar janë 4,127, persona, në Surdulicë, 4.368, 3.844 Vlladiçin Han dhe Bosilegrad 1.478, persona. Të gjithë të punësuarit në komunën e Bujanocit sipas statistikave të Entit Republikan për statistika në fund të vitit 2018 të ardhurat mesatare i kanë patur 38,186 dinarë, një rritje prej 7.9 për qind në krahasim me fundin e vitit 2017, tregojnë të dhënat e Entit Republikan të Statistikave.

Edhe pse për nga numri i të punësuarve radhitet i dyti në rrethin e Pçinjës, Bujanoci, megjithatë, ngelet në fund të listës sa i përket të ardhurave mesatare, kurse e fundit mbetet Presheva me mesatare 38,150 dinarë në muaj. Vranjalitë në vitin 2018 mesatarisht kanë realizuar të ardhura prej 42.533 dinarë, Surdulica 41.499, e ndjekur nga Vlladiçin Hani me 41.165, dhe Bosilegradi me 40,527, kurse para Bujanocit është edhe Tërgovishta me të ardhura mesatare prej 39,427 dinarë. Në qoftë se kjo është ndonjë ngushëllim, mesatarja në shumicën e komunave që janë mbi Bujanocin “ngre” faktin se atje pothuajse të gjithë të punësuarit janë të angazhuar në administratën publike. Nga gjithsej 9,393 kompani të regjistruara në rrethin e Pçinjës, në Bujanoc janë 1,552, në falimentim janë 5 kompani kurse 58 në procedurat e likuidimit, bënë të ditur Enti Republikan për Statistika.