Presheva në zgjedhje të parakohëshme, kjo sepse kryetari i këshillit komunal të Preshevës, Sami Salihu në mungesë të kuorumit ka njoftuar se sot, pavarësisht se ka qenë afati i fundit për mbajtjen e seancës së KK nuk ka patur kuorum.
Andaj njofton kryetarët e grupeve të këshilltarëve se pushteti nuk i ka numrat për seancë dhe se do të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.
Rreth 70 komuna në Serbi si pasojë e dërëheqjes së kryetarëve të cilët kryesisht drejtohen nga SNS-si, do të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme, komuna e Preshevës e vetmja me shumicë shqiptare e cila shkonë në zgjedhje të parakohëshme.
Koalicioni APN, LR dhe SNS tani më ka humbur shumicën për të qeverisur me Preshevën./Presheva.com