Presindecialet, opozitaret ASH dhe BESA presin vendimet e kryesive partiake

0

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë përgjigje konkrete ndaj thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev për kandidat të përbashkët konsensual.

Pa vendim të prerë janë edhe partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se presin vendimin e kryesisë.

“I kemi shqyrtuar disa opsione, në takimin e radhës së Kryesisë me siguri do të definohet qëndrimi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa, nga Levizja BESA e Bilall Kasamit nënvizojnë se nuk kanë marrë ftesë konkrete nga kryeministri Zaev. Ndërsa presin vendimin e ASH-së për të dalë me kandidat të përbashkët.

“Nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga kryeministri rreth çështje. Jemi të fokusuar në fuqizimin e votës shqiptare në maksimum dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Nuk kemi dhe bisedime me ASH-në. Nga komunikimi i fundit mbetet që të mbajnë mbledhje të Kryesisë dhe të na njoftojnë a janë të gatshëm të ulemi për biseda. ASH ende nuk ka dhënë përgjigje”, pohuan nga Lëvizja BESA.