Presidenti amerikan Joe Biden uron muslimanët për Kurban Bajramin

Picture of ina-online
ina-online

28/06/2023

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka uruar muslimanët me rastin e Kurban Bajramit. Biden dhe zonja e parë, Jill Biden, përcollën urimet e tyre më të mira për të gjithë ata që festojnë festën.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden theksoi se Bajrami “përkujton historinë e Abrahamit (Ibrahimit) dhe besnikërisë përfundimtare të familjes së tij ndaj Zotit”.

Biden tha se udhëheqësit e komunitetit musliman do të mblidhen për të festuar Kurban Bajramin në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë këtë vit, në një ngjarje të organizuar nga zv/presidentja Kamala Harris dhe zonja e parë, Jill Biden.

“Shtetet e Bashkuara jemi krenarë që jemi shtëpia e miliona muslimanëve që pasurojnë strukturën kulturore të kombit tonë dhe kontribuojnë në prosperitetin tonë të përbashkët”, tha Biden në deklaratë.

Duke treguar për kontributet e muslimanëve amerikanë në fusha të ndryshme, Biden tha se “prania e tyre forcon angazhimin tonë ndaj diversitetit, përfshirjes dhe lirisë fetare”. Duke theksuar respektin e ndërsjellë, ai iu referua edhe ritualit të Haxhit të kryer gjatë Kurban Bajramit.

“Haxhi bashkon njerëz nga çdo kontinent dhe cep i globit, duke lënë pasuritë e tyre të kësaj bote dhe duke veshur petkun e thjeshtë dhe të bardhë të Ihramit në frymën e barazisë. Kjo ide është e ngjashme me ato mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, që të gjithë jemi krijuar të barabartë dhe kemi të drejtën e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”, tha ai.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar muslimanët për festën e Kurban Bajramit dhe ka përcjellë urimet më të mira për besimtarët që kryejnë Haxhin.

TË FUNDIT
3 orë
Nga Kate Middleton, te Biden dhe drejtori i FBI, zbulohet se çfarë kërkonte agresori i Trump në internet
3 orë
Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT
3 orë
‘Nuk tërhiqem’! Biden reziston ndaj presionit për t’u larguar, beson tek fitorja në zgjedhje
4 orë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”
24 orë
Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

ME TE LEXUARA

1 ditë
Trump merr zyrtarisht nominimin e Republikanëve: Mund t’i ndal të gjitha luftërat me një telefonatë
1 ditë
Blindohet rezidenca verore e Putinit! Ka një mbrojtje të re ajrore që askush nuk mund të depërtojë
1 ditë
“72 orët vendimtare”, zgjerohet rrethi i njerëzve të afërt me Bidenin që kërkojnë tërheqjen e tij nga gara

LEXO MË SHUMË

Trump Thomas Matthew Crooks tomas metju kroks

Nga Kate Middleton, te Biden dhe drejtori i FBI, zbulohet se çfarë kërkonte agresori i Trump në internet

haker

Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT

biden

‘Nuk tërhiqem’! Biden reziston ndaj presionit për t’u larguar, beson tek fitorja në zgjedhje

zelenski trump

Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

Biden

“72 orët vendimtare”, zgjerohet rrethi i njerëzve të afërt me Bidenin që kërkojnë tërheqjen e tij nga gara

rezidenca putin

Blindohet rezidenca verore e Putinit! Ka një mbrojtje të re ajrore që askush nuk mund të depërtojë

trump

Trump merr zyrtarisht nominimin e Republikanëve: Mund t’i ndal të gjitha luftërat me një telefonatë

Trump Musk

Elon Musk do të mbështesë fushatën e Trumpit me mbi 41 milionë euro në muaj

INFO

NA NDIQ