Presidenti Bajram Begaj mbledh këtë të hënë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, për të bërë një analizë të plotë të gjendjes së sigurisë gjatë vitit që lamë pas. Po ashtu, në fokus të mbledhjes, do të jenë prioritetet për 2023-shit në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jenë të pranishëm anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.
“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.