Presidenti Biden anulon 153 mijë kredi studentore

INA
INA

22/02/2024

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një diplomë universitare është një biletë për një jetë më të mirë, kjo biletë shpesh është tepër e shtrenjtë, ndërsa njoftoi se po anulonte kreditë studentore për gati 153 mijë persona.

Presidenti Biden, i cili gjendet në një vizitë tre-ditore në Kaliforni, e bëri njoftimin në kuadrin e një plani të ri që mundëson faljen e kredive, duke e vendosur këtë tematikë në epiqendër të fushatës së tij zgjedhore.

“Më tepër amerikanë se ç’duhet janë të mbingarkuar me barrën e borxhit të papërballueshëm, në këmbim të një diplome universitare”, tha ai gjatë një vizite në një librari lokale, përpara se të shkonte në një aktivitet elektoral. Lehtësimi nga borxhi ndihmon ekonominë në përgjithësi, tha ai, sepse “kur njerëzit lehtësohen nga borxhi studentor, atëherë blejnë shtëpi. Ata nisin biznese, ata kontribuojnë. Ata angazhohen”.

Përfituesit e parë nga programi i ri filluan të njoftohen nëpërmjet postës elektronike.

Mbi 7.5 milionë persona janë të përfshirë në programin më të madh për shlyerjen e borxhit.

Presidenti Biden tha të mërkurën se ky lehtësim mund t’u “ndryshojë jetën individëve dhe familjeve të tyre”.

“Jam krenar të kem mundësinë t’u jap kredimarrësve si ju, lehtësimin që e keni fituar”, tha ai, duke pyetur njerëzit në turmë se sa prej tyre kishin kredi që u ishte falur. Shumë prej pjesëmarrësve ngritën duart.

Presidenti Biden e pati njoftuar planin e ri për shlyerjen, së bashku me një plan për të anuluar deri në 20 mijë dollarë nga kreditë studentore të miliona amerikanëve. Gjykata e Lartë rrëzoi planin për falje masive të borxheve, por plani për shlyerjen deri më tani i ka shpëtuar kësaj lloj vëmendjeje të shtuar ligjore.

Presidenti Biden ka thënë se vazhdon të jetë i vendosur në përkushtimin “për të ndrequr sistemin tonë të prishur të kredive studentore”, duke u munduar të gjejë një zgjidhje në rrugë të tjera që nuk bien në kundërshti me vendimin e gjykatës. /VOA

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

moti shiu

Ndryshime të mëdha të motit: Nga mesi i javës Maqedonia duhet të përgatitet për ulje drastike të temperaturave

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

lindja mesme iran irak izrael

Shkupi formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

shkupi

Gjuha e urrejtjes në Maqedoni, një realitet shqetësues

srebrenica

Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

INFO

NA NDIQ