Presidenti Biden i kërkon Izraelit ndërprerje të përkohshme të luftimeve

Picture of INA
INA

08/11/2023

Presidenti Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate të hënën, se një pauzë treditore e luftimeve mund të ndihmojë në sigurimin e lirimit të disa pengjeve, njoftoi portali Axios të martën, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

Portali Axios citon zyrtarin amerikan se sipas një propozimi, që po diskutohet mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Katarit, Hamasi do të lirojë 10-15 pengje dhe pauza do të përdoret për identifikimin e të gjitha pengjeve dhe përpilimin e një liste me emrat e të gjithë individëve që po mbahen nga Hamasi.

Përmes një deklarate të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe zoti Netanyahu diskutuan “mundësinë e pauzave taktike për t’u ofruar civilëve mundësi për t’u larguar në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve, për t’u siguruar që ndihma po arrin tek civilët në nevojë dhe për të mundësuar lirimin e mundshëm të pengjeve”.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar lidhur me raportin e portalit Axios.

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË