Presidenti Biden u rrëzua derisa ngjitej shkallëve për në avion (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë kësaj të premte është rrëzuar deri sa po ngjitej shkallëve të aeroplanit “Air Force One”. Ngjarja ka ndodhur pas një takimi që Biden realizoi me me liderët e komunitetit aziatik. Presidenti 78 vjeçar ka arritur që të marr shpejt veten pas rrëzimit në shkallet e aeroplanit, ndërsa para se të futej në aeroplan, ai u ndalua për të përshëndetur edhe një herë të pranishmit.