Presidenti gjerman bën thirrje për “patriotizëm demokratik”

0

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve të tij që ta përqafojnë “patriotizmin demokratik” dhe ta përjashtojnë nacionalizmin agresiv që e idealizon historinë e vendit.

Duke folur para Parlamentit gjerman me rastin e shënimit të 100-vjetorit të shpalljes së republikës gjermane pas Luftës së Parë Botërore, Steinmeier tha se pranimi dhe kujtimi i historisë së errët naziste të Gjermanisë duhet të konsiderohet si fuqi e jo dobësi, transmeton Koha.net.

Gjermania do të shënojë me një ceremoni speciale më 9 nëntor masakrën naziste të 1938-s ndaj hebrenjve, të njohur ndryshe si “Nata e Kristaltë”, si dhe rënien më 1989 të Murit të Berlinit, ngjarje kjo që konsiderohet si hapi i parë i përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Duke aluduar tërthorazi në politikat e partisë së të djathtës ekstreme në Gjermani, “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), Steinmeier i nxiti gjermanët që t’i refuzojnë të gjitha ata që kërkojnë përjashtojnë pakicat.