Presidenti i Bayernit: Duam hakmarrje ndaj Realit

0

Nesër do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj dy gjigantëve të futbollit Evropian.

Bayern Munich është i motivuar që ta ndalë dominimin e Real Madridit në Evropë dhe në të njëjtën kohë t’i hakmerret spanjollëve për eliminimin e një viti më parë, që u diskutua shumë për referimin i cili sipas gjermanëve ka ndihmuar Realin.

Presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness, pret që skuadra e tij të jetë në formën më të mirë, për të marrë një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë që luhet në Allianz Arena.

“Jemi më në formë sesa sezonin e kaluar dhe nuk do të bëjmë llogari me lëndimet, siç bëmë vjet. Manuel Neuer ka një zëvendësues si Sven Ulreich, që është shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Hoeness. “Kemi lojtarë në formë si Thomas Muller, apo të tjerë që janë rikthyer në formë nga trajneri Heynckes”.

“Vitin e kaluar, gjyqtari Viktor Kassai bëri 3-4 gabime të mëdha dhe gjykimi i tij ishte i sikletshëm”, përfundoi presidenti i Bayernit.