Presidenti i Federatës së Brazilit ri-konfirmon se nuk ka hequr dorë nga Ancelotti

Picture of INA
INA

14/06/2023

Pavarësisht se shumë herë Carlo Ancelotti ka këmbëngulur se nuk është i interesuar të largohet nga Real Madrid, Federata e Futbollit e Brazilit vazhdon të kërkojë nënshkrimin e tij.

Trajneri italian me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë në disa raste se nuk është i përgatitur të largohet nga Real Madridi këtë verë, nëse nuk shkarkohet, por opsioni i Brazilit mbetet, transmeton Gazeta Express.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, ndodhet në Spanjë për të ndihmuar në organizimin e një ndeshje miqësore kundër racizmit për Vinicius Junior.

Nga atje, Rodrigues nuk mund të mos pranonte se ishte ende duke ndjekur Ancelottin.

“Ne do të jemi në Spanjë edhe për një javë, do të shohim nëse do të arrijmë të bashkojmë agjendat tona dhe të organizojmë disa takime, nuk mund të them nëse do të jetë me Ancelottin apo dikë të afërt me të”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Objektivi është të kthehemi në Brazil me një ide më të qartë për situatën. Unë nuk do ta lëshoj lehtë dhe nga natyra jam një person këmbëngulës. Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe do të ishte e mrekullueshme që ai të drejtonte një nga ekipet kombëtare më të mira në botë”, shtoi Rodrigues.

Federata braziliane shpreson “të shtyj” një aleat nga Real Madridi për ta larguar Ancelottin nga “Santiago Bernabeu”.

“Unë jam këtu me Rubiales, i cili është mik i madh me Florentino Perez, dhe do t’i kërkojë atij të shprehë një fjalë të mirë për të ndihmuar në lirimin e Ancelottit. Të gjithë lojtarët që punuan me Ancelottin thanë se ai është më i miri, veçanërisht ata më të rinjtë, pasi i ndihmon ata të zhvillohen. Është e rëndësishme për ne që të fillojmë një epokë të re me një trajner të ri, dikë që do ta pëlqejnë tifozët dhe lojtarët brazilianë. Objektivi është i qartë dhe ne do të përpiqemi ta arrijmë. Shpresojmë që të shkojë mirë”, deklaroi Rodrigues.

TË FUNDIT
20 orë
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli
20 orë
Ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e futbollistëve të Shqipërisë për EURO 2024
20 orë
Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester
20 orë
Historike, ekipi modest francez për herë të në Ligën e Kampionëve
20 orë
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jurgen Klopp

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

sylvinjo silvinjo

Ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e futbollistëve të Shqipërisë për EURO 2024

guardiola

Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester

bresti

Historike, ekipi modest francez për herë të në Ligën e Kampionëve

mbappe

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Pep Guardiola

E konfirmon Guardiola: Do të jem në Man City edhe sezonin e ardhshëm

dybala

Interi gati të godas Romën, e do Dybala-n

kf besa doberdoll

Besa besë, habit me një veprim në Maqedoninë e Veriut

xherdan shaqiri

Dhimbje koke për Xherdan Shaqirin, media zvicerane ia përmend edhe pagën e lartë

INFO

NA NDIQ