Presidenti i Maqedonisë tregon se kur ai dhe Zaevi u informuan për agresionin rus në Ukrainë

Picture of designer@fetishimedia.ch

12/03/2022

“Maqedonia e Veriut  si shtet anëtar i NATO-s informatat për fillimin e pushtimit rus i ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi presidenti  Stevo Pendarovski  për emisionin “Top Tema” në TV Telma.

“Unë dhe kryeministri Zaev  më 5 nëntor jemi informuar për pushtimin rus në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë kemi ndarë informacionin me shërbimet e sigurisë, Ushtrinë dhe Agjencinë e Inteligjencës. Ndërsa  kryeministri Zaev informacionet i ka ndarë me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe  Qendrën për Menaxhim me Kriza”, tha Pendarovski.

Sipas tij, një muaj më pas, shërbimet evropiane nuk e besuan se kjo ishte kaq e saktë dhe kërkuan plotësimin e informacionit, përcjell INA.

“Në fund të dhjetorit, në nivel të gjithë BE-së dhe NATO-s, u vërtetua se ishte kështu dhe përgatitjet filluan pa krijuar panikë tek popullata. U bë një përditësim brenda të gjitha planeve në Ushtri dhe mobilizimi i burimeve të Agjencisë së Inteligjencës u drejtua në Lindje që të kuptojmë më shumë për situatën atje. Paraprakisht kishim gjithçka që na duhej sipas ligjit”, tha Pendarovski në emisionin “Top Tema”.

Presidenti shtoi se në këtë situatë dëshmohey se Maqedonia përfitoi nga anëtarësimi në NATO.

“Pa NATO-n nuk do ta kishim marrë këtë informacion, nuk do ta kishim marrë kurrë vetë. Përsëri, do të punojmë me 29 anëtarët e tjerë dhe në çdo rast do të jemi të informuar”, theksoi Pendarovski.(INA)

TË FUNDIT

Gazetarët kërkojnë ligj të ri për mediat

Zlatko Dalic do të largohet papritur nga Kombëtarja e Kroacisë

Kryeparlamentari Gashi takon Mbretin e Suedisë

Ja sa përqind do të shtrentjohet rryma në Maqedoninë e Veriut, KRRE vendosi

Lajm i mirë për Barcelonën: Balde, Olmo dhe Araujo stërviten me grupin

Kasami në takim me udhëheqësit e rinj të SPB Tetovë: Rregullimi i trafikut dhe kaosit në qytet është prioritet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË