Presidenti i ri Bajram Begaj merr këshillat e para nga Alfred Moisiu, zbardhen detaje nga takimi në periferi të Tiranës! Në ditët në vijim…

Panorama.al mëson se takimi është bërë me kërkesë të presidentit të sapozgjedhur Begaj, në orën 10:00 në periferi të Tiranës.

Kreu i ri i shtetit i shoqëruar nga garda e republikës ka udhëtuar drejt Baldushkut ku po qëndron ish-presidenti Alfred Moisiu, duke u larguar nga temperaturat e larta të Tiranës.

Në takim fokusi duket të ketë qenë pikërisht detyra e re e Begajt ku Moisiu i ka ofruar disa këshilla presidentit të ri.

Deri në marrjen e detyrës së kreut të shtetit, Begaj duket se do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi, Rexhep Meidani, etj.

LEXO EDHE: Mbrëmë u votua si President në Parlament/ Surprizon Bajram Begaj, sot takimin e parë e zhvillon me… Alfred Moisiun

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.