Presidenti i Shqipërisë mbështetë dialogun Kosovë-Serbi

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/01/2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar ceremoninë e pritjes tradicionale të fillimvitit me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri. Nga Pallati i Brigadave, Begaj tha se shqiptarët janë faktor paqeje në Ballkan dhe janë një popull me shumë cilësi. Ai foli edhe për tensionet në Kosovë, ku tha se Shqipëria është në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë.

“Shqiptarët janë një popull me shumë cilësi dhe se çdo mirëkuptimi i përgjigjen me mirëkuptim. Shqiptarët, faktor paqeje në Ballkan dhe nuk e harrojmë sakrificën e Kosovës. Nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë. Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit. Në këto kushte, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar. Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Nuk harrojmë as vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar. Është më e vështirë për qeverinë e popullit të sulmuar, që as ka dëgjuar ndonjëherë ndjesë nga pala tjetër, të ulet në tryezë dialogu”, tha ndër të tjera Begaj.

Begaj foli edhe për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku falenderoi aletatët për mbështetjen e ofruar.

“Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë. Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë”, tha Begaj.

TË FUNDIT
1 ditë
Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake
3 ditë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën
3 ditë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
4 ditë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
4 ditë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

LEXO MË SHUMË

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

david cameron

Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

ksamil sarande

“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

edi rama shkup

Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

policia-shqiperi shqiptare

Terrori gjatë natës në Durrës/ 40-vjeçari mori peng fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov! Të shtëna edhe ndaj RENEA-s

Edi Rama

Media greke pas takimi të Ramës me shqiptarët në Athinë: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë përballë një ngërçi

edi rama

Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza

INFO

NA NDIQ