Presidenti i Ukrainës zemëron Rusinë me deklaratat e fundit

0

Presidenti i ri i Ukrainës, Volodimir Zelensky, kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian dhe NATO. Ish-komediani këto komente i bëri pas takimit me Angela Merkel në Berlin.

“Ukraina është tashmë pjesë e familjes europiane. Ukraina do të donte integrimin europian, që është dëshira më e madhe e popullit tonë”, tha Zelensky.

“Por, ne duhet të sigurojmë rezultate bindëse për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët ekonomike, ligjore, doganore dhe dixhitale të BE-së”, theksoi ai. Ukraina po lufton me separatistët rusë në lindje të vendit, ndërsa gadishulli i Krimesë veqse është aneksuar nga Rusia.