Presidenti, Ilir Meta, dekoron me titullin “Naim Frashëri” gazetarin Bedri Sadiku

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/02/2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me titullin më të lartë “Naim Frashëri” gazetarin shqiptar Bedri Sadiku.Mbrëmjen e sotme, në një-vjetorin e vdekjes së tij, është kujtuar puna dhe veprimtaria e tij katër dekadëshe, ku mes tjerash u tha se Sadiku punoi në treva të ndryshme shqiptare duke informuar popullin shqiptar në kushte jo të zakonshme.Këshilltari i Ilir Metës, Flamur Gashi tha se Bedri Sadiku dhe kolegët e tij, ishin zë ndryshe i gazetarisë në Shqipëri.

“Bedri Sadiku së bashku me një grup të gazetarëve të Kosovës, ishin një zë ndryshe të gazetarisë në Shqipëri. Edhe Rilindja ishte ndryshe dhe ishte rilindje në Shqipëri. Rilindja i mblodhi të gjithë veprimtarët e Kosovës dhe ishte udhërrëfyese e kohës së presidentit Ibrahim Rugova.

Reklame

Duke marrë për bazë të gjithë veprimtarinë në Kosovë dhe Shqipëri, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ngarkuar tre këshilltarët e tij që sonte presidenti Ilir Meta duke vlerësuar të gjithë kontributin, i ndan çmimin më të lartë që Republika e Shqipërisë ka, duke i dhënë titullin e lartë ‘Naim Frashëri’, tha Gashi.I biri i Bedriut, Kushtrimi ka falënderuar presidentin Ilir Meta për vlerësimin e punës katër dekadëshe të babait të tij.

“Një mirënjohje dhe falënderim për presidentin Ilir Meta, për vlerësimin që ia bëri punës tre dekadëshe të babait, gazetarit, atdhetarit, Bedri Sadiku. Jam i lumtur qe jemi mbledhur për të celebruar jetën e tij. Jemi ulur njerëz nga Tirana, Shkupi, Prishtina, Lugina e Gjilani, për të kujtuar kohërat për të cilët raportoi babi”, tha Sadiku.

Në letrën e dërguar nga presidenti i KosovaPress, Skender Krasniqi dhe të lexuar nga drejtori i lajmeve, Ideal Gola thuhet se janë krenar për kontributin e dhënë nga Bedri Sadiku.

Veç tjerash, derisa u fol për të, u tha se ai raportoi mbi luftën heroike të UÇK-së.“KosovaPress e pati Bedriun edhe në sfidat e zhvillimit të saj pas luftës duke u përpjekur së bashku së pari në mbijetesën e saj duke vizituar qytete të shumta në Kosovë dhe në Maqedoni për të bashkëpunuar me KosovaPress-in si dhe në udhëheqjen e projektit për dhënien e lajmeve në gjuhën serbe, kroate dhe turke të përkrahur nga ambasada amerikane. Me Bedriun apo doktorin siç e thërrisnim njëri-tjetrin kemi pasur gjatë gjithë kohës jo vetëm bashkëpunim gjatë kohës sa ka qenë në KosovaPress, por edhe miqësi duke biseduar së bashku për sfidat e Kosovës, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Dhe të kombit tona në përgjithësi”, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti i KosovaPress, Skender Krasniqi.Edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka kujtuar gazetarin Bedri Sadiku, ku deklaroi se shkrimet e tij kanë qenë shpresë aso kohe.“Ka qenë një njeri i cili na ka dhënë shpresë, shpresa më e madhe kanë qenë shkrimet e tij.

Qoftë i lehtë dheu ku pushon trupi i tij. Thonë se të gjallët vazhdojnë të jetojnë për të dëshmuar. Ne sonte po dëshmojmë për Bedriun, shumë prej neve dëshmojnë për rrugën e vështirë dhe kontributin e kësaj vepre, të shtëpisë së lirë të Kosovës.

Por e pamjaftueshme pa pjesën lindore të Kosovës”, tha Haziri.Veprimtari dhe gazetari, Bedri Sadiku është kujtuar edhe nga përfaqësues nga Lugina e Preshevës, Gjilani dhe Shkupi.E, bashkëpunëtori shumëvjeçar, Avni Spahiu ka kujtuar Sadikun, duke thënë se në kohën kur kanë raportuar kanë qenë të censuruar.

Bedri Sadiku gjatë karrierës të më shumë se katër dekadave informoi publikun në vise dhe mediume të ndryshme të Kosovës. Ai raportoi edhe në Shqipëri, Shkup, Luginë të Preshevës. Ai ishte ndër gazetarët e parë që raportoi për hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

TË FUNDIT
20 minuta
Pas debaklit në Kombet e Bashkuara, Vuçiq mbështillet me flamurin e Serbisë
29 minuta
Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar
44 minuta
Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar
1 orë
Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite
2 orë
U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan

ME TE LEXUARA

1 ditë
VLEN në Qeveri, Lëvizja BESA me dy ministri
13 orë
106 gjoba në Shkup, shtatë për përdorim të celularit gjatë vozitjes
1 ditë
Stadiumi i Tetovës/Kasami: Vendimi i Qeverisë për ndaljen e punimeve, ‘urdhër’ nga Grubi
8 orë
Sasho Mijalkov prej sot në liri, drejtori i burgut të Strugës: Ka qenë shembull i mirë për të dënuarit tjerë!
1 ditë
Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore
4 orë
Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën
1 ditë
Mickoski: Nuk ka podrume të kuqe, Ahmeti sheh fantazma
13 orë
Erdogan: Alija Izetbegoviç veshi uniformën kur duhej, le të kujtojmë fjalët e tij për Srebrenicën
1 ditë
Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

LEXO MË SHUMË

vucic

Pas debaklit në Kombet e Bashkuara, Vuçiq mbështillet me flamurin e Serbisë

Arben Taravari3

Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar

izet mexhiti

Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar

Afrim Gashi

Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite

Screenshot_20240523-132104~2

U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën

oliver spasovski

Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

srebrenica

Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

ziadin sela

Kujt i takon legjitimiteti pas rivotimit? Sela: Edhe fituesi në kampusin shqiptar duhet të marrë mandat

INFO

NA NDIQ