Presidenti italian do të nderojë Skënderbeun

0

Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella së bashku me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta do të nderojnë figurën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në vitin jubilar të heroit tonë Kombëtar. Me 7 nëntor, pritet që Presidenti Sergio Mattarella të vizitojë komunën arbëreshe Shën Mitri Koronë, (San Demetrio Corona) për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skndërbeu.

Shën Mitri Korona është një nga 52 komunat arbëreshe që shtrihen në 5 rajone të ndryshme të Italisë. Qytetëza arbëreshe Shën Mitri Koronë ndodhet në provincën e Katanzaros në rajonin e Kalabrisë e është një nga qëndrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh të Italisë jugore ku prej shekujsh është rujtuar mjaft mirë, gjuha, traditat, besimi fetar, kultura e identitetit etnik shqiptar.

Në këtë qytetëz ndodhet kolegji më i njohur i arbëreshëve, Kolegji Shën Adriano ku kanë studiuar emrat të rëndësishëm të patriotizmit e kulturës shqiptare si Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi etj. Ndryshe, në Itali jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë.