Presidenti kroat Milanoviç: Sa të jem gjallë unë, serbët e tillë nuk do të hyjnë kurrë në BE

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq mori pjesë sot në ceremoninë e betimit të gjeneratës së 20-të të kadetëve në Akademinë Ushtarake në Zagreb. Më pas ai ka dhënë një deklaratë për mediat, raporton index.hr, përcjell rtvpresheva.com

Ndër të tjera, atij iu kërkua të komentojë edhe aktakuzat nga Serbia ndaj pilotëve kroatë.

“Mënyra se si sillet Serbia është e paqartë”
“Kjo ka të bëjë me shtypjen dhe terrorin ndaj komandantëve kroatë,” theksoi presidenti dhe më pas vazhdoi: “Mënyra se si po sillet Serbia është e paqartë. Nuk e di se çfarë duan, por ata nuk do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në këtë mënyrë. …

Ka një sërë pyetjesh që Serbia nuk ka të drejtë t’i bëjë. Njerëz të tillë nuk do të hyjnë kurrë në BE sa të jem gjallë. Ne e trajtojmë Beogradin në mënyrë xhentëlmenësh në procesin e integrimit evropian. Mjaft është mjaft”, përfundoi presidenti kroat.