Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2023

Serbia do të duhet të njohë disi Kosovën, tha të mërkurën presidenti kroat Zoran Milanoviç, duke shtuar se Beogradi duhet të kuptojë se do të dalë nga “romanca serbo-ruse” si një “dashnore e mashtruar”.

Në Zagreb, në një konferencë për media me presidenten e re sllovene, Natasha Pirc Musar, Milanoviç tha se në Serbi duhet të ndryshojnë “disa gjëra” në mënyrë që ajo të vijë në Perëndim, ku është “e mirëpritur”,.

“Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance në dukje serbo-ruse, në të cilën Serbia do të kuptojë se është një dashnore e mashtruar”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Serbia dhe çështja e Kosovës “e shqetësojnë Rusinë”.

“Rusia po provon diçka me Ukrainën dhe shembulli i Kosovës i del si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti”, tha Milanoviç.

Ai tha se “nuk ka dashuri” mes Beogradit dhe Moskës, por se është një interes në të cilin Serbia i shërben Rusisë.

Presidenti kroat thotë se Serbia “do të duhet ta njohë Kosovën në një farë mënyre”, dhe politikanët nga Kosova, “miqtë e mi”, do të duhet t’i japin statusin Unionit të Komunave Serbe (ZSO), “për të cilin u pajtuan dhe e nënshkruan”.

“Unë gjithmonë bëj thirrje për njohjen e Kosovës”

Lidhur me deklaratën e tij të fundit se Kosova i është vjedhur Serbisë, ai tha se është fakt, sepse Beogradi nuk është pajtuar me të.

“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë”, tha Milanoviç.

“Unë mund të kisha thënë ndryshe – se Serbia ka mbetur pa Kosovën ose se Kosova është përjashtuar nga Serbia, por mendoj se të gjithë jemi dakord që Kosova ishte pjesë e Serbisë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka pse të bindë askënd për angazhimin e tij për shqiptarët e Kosovës.

Ai po ashtu tha se gjithmonë i fton shtetarët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai i është përgjigjur tabloidëve serbë që kanë reaguar pozitivisht ndaj deklaratës së tij për “Kosovën e rrëmbyer” me titullin e serialit humoristik të Larry Davidit “Curb your enthuziazm”.

Atyre nuk do t’u pëlqejë kjo tani, vuri në dukje Milanoviç. /tesheshi

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KESHILLI

Këta janë 29 deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

bajram begaj

Presidenti Begaj përshëndet miratimin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

KESHILLI

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës

IMG_1166

Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër

IMG_1164

Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë

bakojanis

Bakoyannis: Kosova është demokraci funksionale, shtetet kundërshtare për anëtarësimin e saj në KiE të qëndrojnë anash

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Rrëzohen propozimet që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

IMG_1160

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Nis seanca në Strasburg ku do të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

INFO

NA NDIQ