Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

Picture of Ina Online
Ina Online

29/04/2025

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq nuk e ka dekretuar një ligj i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe të banimit.

Milatoviq e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo atë që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.

Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”.

Këto ligje u miratuan më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa u kundërshtuan nga deputetët shqiptarë.

Ndryshe, pasi u konfirmua se investitori i njohur Mohamed Alabar do ta ridrejtonte interesin e tij në Mal të Zi, komunat në Malit të Zi reaguan, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të tërhequr investime përmes projekteve specifike që do të sillnin zhvillim, vende të reja pune dhe do të stimulonin rritjen ekonomike.

Kryetarët e komunave thonë se janë të hapur për ardhjen e Alabarit, por edhe të të gjithë investitorëve të tjerë seriozë dhe të përshtatshëm, me kusht që të gjitha projektet të zbatohen në mënyrë plotësisht transparente, në përputhje me ligjin dhe në interes të komuniteteve lokale dhe qytetarëve.

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË