Presidenti shqiptar Bajram Begaj priti ne takim Ahmetin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Janar, 2023

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij është pritur në një takim nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Përshëndeta rolin e rëndësishëm të shqiptarëve dhe të partive politike shqiptare për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut në një takim që zhvillova sot me Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive të Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi.

Gjatë këtij takimi, vlerësova zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Është shumë e rëndësishme që faktori politik shqiptar në vendin fqinj të vijojë të kontribuojë në këtë drejtim. Vetëm duke kontribuar të gjithë në këtë drejtim, do të mund të adresohen më mirë të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, ka nënvizuar presidenti Begaj.

Në komunikatën e BDI-së thuhet se në takim u theksua edhe bashkëpunimi i lartë i deritanishëm dhe mbështetja e përkushtimi në procesin e integrimit evropian si vende që ecin të njëjtën rrugë.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar edhe mbi situatën në veri të Kosovës dhe nevojën imediate për arritjen e marrëveshjes së paqes me njohje të ndërsjelltë mes dy vendeve me qëllim të stabilitetit në Ballkan.

Ahmeti e ka informuar presidentin Begaj mbi ratifikimin e Marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e vendkalimeve kufitare të përbashkëta sipas konceptit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One – stop shop”, duke theksuar se ky projekt duhet të fillojë implementimin shpejtë, për përshpejtim dhe thjeshtëzim të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.

Në takim është biseduar edhe mbi projekte të rëndësishme siç është Korridori 8, duke u cilësuar si nyje rrugore dhe hekurudhore që nis nga portet e Bullgarisë, kalon përmes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe përfundon në Brindisi të Italisë. Ahmeti dhe Begaj njëkohësisht kanë përshëndetur përfshirjen e këtij projekti në rrjetin kryesor evropian TEN-T, sepse hapen mundësi dhe shanse të reja financimi për hekurudha, porte e rrugë të reja. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ