Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët

Picture of INA
INA

21/05/2025

Në një konferencë për media pas takimit, presidentja zvicerane ka deklaruar se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë Kosovën. Ajo përmendi edhe rolin e diasporës shqiptare në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve mike.

“Kosova është një vend i ri, më i ri i Evropës, por kontaktet kanë që na lidhin kanë një të kaluar. Në vitet e gjashtëdhjeta punëtorët kosovarë erdhën në Zvicër, më vonë edhe refugjatë që gjetën një shtëpi të re te ne. Sot Zvicra nuk mund të paramendohen pa njerëz me prejardhje nga Kosova. 160 mijë deri në 250 mijë, pavarësisht se si i numëroni. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e vendit tonë gjatë dekadave të fundit… Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj”, tha ajo.

Presidentja Karin Keller-Sutter bëri të ditur se me presidenten Vjosa Osmani kanë biseduar edhe për marrëdhëniet ekonomike, për çështjen e migracionit dhe për projekte me të cilat Zvicra mbështet demokracinë dhe paqen.

Paqja e qëndrueshme në rajon dhe një perspektivë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimore, për Zvicrën kanë prioritet të lartë, sipas presidentes Keller-Sutter. Ajo tha se siguria në Ballkanin Perëndimor është parakusht për sigurinë në përgjithësi në Evropë, teksa shtoi se duhet kujdesur që të mos ndizen vatra të reja të krizave.

“Ne flasim shpesh për luftën në Ukrainë, por duhet të kujdesemi që vatrat e krizave në vendet e tjera të mos ndizen prapë. Siç e dini, Zvicra është prezente në kuadër të KFOR-it dhe do të mbetet kështu derisa të jetë e nevojshme”, tha Keller-Sutter. Tutje, ajo tha se Zvicra e ka mbështetur gjithmonë Kosovën në rrugën e saj për anëtarësim në organizata multilaterale.

“Zvicra në përgjithësi e ka mbështetur Kosovën gjithmonë në organizatat multilaterale dhe kisha thënë se edhe gjatë përgatitjes së rrugëtimit në këto organizata, ne bashkëpunimin drejt demokracisë dhe sundimit të drejtësisë i kemi dhënë mbështetje”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicrës, ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Në fjalimin e mbajtur në Pallatin Federal të Zvicrës, presidentja Osmani tha se Zvicra u bë avokat i fuqishëm për lirinë e Kosovës dhe për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët gjatë luftës gjetën strehë në këtë vend.

“Këtu në Zvicër, shumë nga përpjekjet për lirinë e Kosovës gjetën përkrahje dhe mbrojtje dhe ne asnjëherë nuk do ta harrojmë këtë”, theksoi presidentja Osmani./kp/

TË FUNDIT

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

VIDEO/Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria

ME TE LEXUARA

1
Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur
1
Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë
1
Sela: Ligji NUK KALON
1
Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës
1
VIDEO/Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

LEXO MË SHUMË

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

VIDEO/Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria