Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti pas vendimit për liberalizimin e vizave

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/04/2023

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lidhur me vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka reaguar kryetarja, Vjosa Osmani-Sadriu.

Ajo, përmes rrjetit social Facebook, ka theksuar se vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

“Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”, ka shtuar ndër të tjera presidentja Osmani.

Duke vënë në pah datën se kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, pa viza, e para e vendit shtoi se që nga 1 janari 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.

“Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, ka shkruar presidentja Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se liberalizimi i vizave për Kosovës është lajm i mirë.

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas tij ky vendim na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. “Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, tha ai.(INA)

TË FUNDIT

Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË