Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C.

Aty për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.