Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka takuar Komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash.
Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.
“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, u shpreh presidentja Osmani. (INA)