Presidentja Osmani: Miqësia me SHBA-të është më e fortë se kurrë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve është mëse fortë se kurrë.

“Sot, krahas ushtarëve amerikanë dhe miqve të shumtë të Kosovës, bashkë me Prindonin ishim të ftuar të festojmë Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit.

Miqësia jonë është më e fortë se kurrë! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar presidentja Osmani. (INA)