Presidentja Osmani mirëpritet në kufirin e Bllacës me fillimin e vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot në mëngjes priti në kufirin e Bllacës, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai këtë e ka publikuar në një postim në rrjetet sociale.

“Përzemërsisht prita Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila arriti sot në mëngjes për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se kjo vizitë do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe do të jetë një impuls i shtuar për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë, ku Kosova është tregu ynë më i madh eksportues në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili është pjesë e stafit të përcaktuar qeveritar nga ana e presidentit Stevo Pendarovski për vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, Osmani pas takimit me Pendarovskin dhe konferencës së përbashkët për media, do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, e pastaj pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ajo do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa takime të ndara do të ketë edhe me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend si dhe një drekë pune të përbashkët me gra lidere të fushave të ndryshme.

“Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, presidentja Osmani do të marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova në komunën e Çairit. Ndërkaq në selinë e Ambasadës së Kosovës, presidentja Osmani do ta dekorojë post-mortum me Urdhrin “Hasan Prishtina”, liderin ikonik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Arbën Xhaferi, i cili shquhet edhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve kudo. Presidentja Osmani do ta dhurojë po ashtu një kontingjent librash për bibliotekën në gjuhën shqipe në Manastir”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, Presidentja Osmani do të vendosë lule te shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, te busti i Hasan Prishtinës dhe pllakës së Nënë Terezës, si dhe do ta vizitojë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM).

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut do ta vizitojë edhe Tetovën ku do ta takojë kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, disa kryetarë tjerë komunash të drejtuara nga shqiptarët dhe intelektualë të kësaj komune.

Vizitën në këtë komunë, Presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

pensionist-pleq

Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

INFO

NA NDIQ