Presidentja Osmani priti në takim emisarin britanik për Ballkanin

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/01/2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, të cilin e ka uruar për emërimin në Dhomën e Lordëve.

Në takim me Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës.

Teksa e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend, Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori.

Sipas Presidentes Osmani, në veriun e Kosovës, sfidimi i rendit ligjor dhe juridik po ndodh nga banda kriminale të armatosura, të dirigjuara nga lidershipi i Serbisë, të cilat ndodhen në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Kësisoj, Presidentja Osmani theksoi se është nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ta siguruar sundimin e ligjit, paqes dhe sigurisë në mënyrë të barabartë në të gjithë Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim. (INA)

TË FUNDIT
1 ditë
Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë...
2 ditë
Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite
2 ditë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet
2 ditë
LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan
3 ditë
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë…

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

dioguardi-

LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan

Kurti

Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

flamuri-kosov-be

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

Hajrulla Ceku

Euro 2027 organizim i përbashkët Shqipëri-Serbi, reagon ministri i Kosovës: Nuk na treguan dhe nuk na pyetën fare

Lutfi Haziri

“Nuk keni parë asgjë”, Haziri: Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në Kosovë, Haga nuk e lejon të shkojë në Suedi

INFO

NA NDIQ