Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot homologen maqedonase,
Gordana Siljanovska-Davkova.
“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona. 🇽🇰🇲🇰”, ka shkruar presidentja Osmani.(INA)