Presidentja Osmani: Urdhëri për sulmin terrorist në Banjskë erdhi nga vet Vuçiq

ina-online
ina-online

28/12/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se disa prej shteteve aleate të Kosovës, qysh në ditën e parë pas sulmit të Banjskës në takimet me krerët e shtetit të Kosovës kanë paralajmëruar “masa të ashpra në raport me Serbinë nëse konfirmohet se Serbia si shtet kanë qenë të involvuar në këtë sulm”.

Tutje ajo tha se sulmi terrorist në Banjskë erdhi me urdhrin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Tani unë nuk po e përmend kush saktësisht ka zhvilluar hetime, mirëpo ka hetime të përfunduara dhe nga disa shtete aleate të cilat kanë dëshmuar drejtpërsëdrejti edhe involvimin e institucioneve shtetërore serbe, tani disa prej tyre dihet..urdhri ka ardhur nga vet presidenti Vuçiq kjo tashmë është e dëshmuar, tani ne duhet siç na është thënë nga aleatët të presim edhe pak sepse secili prej tyre i kanë procedurat e veta të brendshme kur bëjnë publike rezultatet e hetimeve apo konkluzione kështuqë jemi në bashkëpunim me ta, asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të dalim me konkluzione të tilla, por mos harroni ne jemi Kosova dhe ne e bëjmë vlerësimin e interesave tona , këto janë shtetet jera dhe e bëjnë vlerësimin e momentit me të duhur bazuar edhe në interesat e tyre edhe në mënyrën se si ata i vlerësojnë interesat rajonale apo raportet që i kanë edhe me Kosovën edhe me Serbinë edhe diskutimet që i kanë brenda NATO-s ku fatkeqësisht ne akoma nuk jemi “, tha e para e shtetit në RTV 21.

Osmani pranoi se janë të dëshpëruar me mospërgjigjen e deritashme të shteteve aleate për masa ndaj Serbisë.

“Por natyrisht nuk humbim shpresë nga diskutimet që unë kam vazhdimisht për këtë temë me aleatët tanë na jepin shpresë që një gjë e tillë do të marrë drejtim do të thoja të ardhmen por i kanë edhe ata vlerësimet e veta”, tha Osmani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

albin

Kurti i reagon kryeministres serbe: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

kasami tetove nenshkrime

Kasami: Populli ka vendosur për NDRYSHIM! Arbeni për President! (FOTO)

borell-borel

Borrelli për Mynihun: Diskutova ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin për depërshkallëzim, fatkeqësisht pa sukses

Boris-Trajkovski

20 vite nga vdekja e Boris Trajkovskit

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

INFO

NA NDIQ