Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kreun e ASH-së, Arben Taravari

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2023

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari po qëndron sot në Prishtinë ku në program ka paraparë disa takime me krerët politik atje.
Një takim është realizuar edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Taravaria ka theksuar se i ka shprehur faleminderime presidentes Osmani për qasjen e hapur dhe miqësore, duke e siguruar se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punoj në thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën ne e kemi ndjekur me shqetësim dhe u zotova se do të vazhdojmë të flasim zëshëm për të dënuar veprimet luftënxitëse dhe anti evropiane të Beogradit.
Urova Presidenten për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë.
Përgëzova Presidenten Osmani për drejtimin e përgjithshëm të Kosovës dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Duke qenë se korrupsioni ngelet problemi më i madh i vendit tonë, theksova nevojën për bashkëpunim më të madh me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për reforma në drejtësi“, ka njoftuar Taravari.(INA)

 

https://www.facebook.com/arbentaravari.mk/posts/710363767120652

 

 

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713907438210

Mexhiti: Vazhdojnë aderimet nga BDI në Lëvizjen Demokratike

FB_IMG_1713907004844

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

inbound6405638811103823630

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

klasa

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

inbound4488318726461931546

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

INFO

NA NDIQ