Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

Picture of INA
INA

21/09/2023

Kosova po vazhdon të përballet me presion dhe thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian kërkoi të martën që puna për themelimin e këtij asociacioni, të nisë “pa vonesa të reja”. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përsëriti po ashtu se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë Marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve, bazuar në vetë propozimin e BE-së.

Propozim ky i cili kërkon që zbatimi të nisë me “hapjen e procesit negociues për statutin e instrumenteve për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë”, gjë që nënkupton Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Propozimi u dha në rundin e fundit të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që u mbajt në Bruksel, por që, sipas diplomatëve të BE-së, u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe u pranua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga ana tjetër, njohësit e zhvillimeve politike thonë se ky presion i ndërkombëtarëve do të vazhdojë deri në themelimin e asociacionit.

“Asnjë lider nuk do të mund të qeverisë normalisht në Kosovë”

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson se çështja e asociacionit konsiderohet si shtyllë fundamentale e marrëveshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Derisa thekson se, asnjë lider në Kosovë nuk do të mund të qeverisë normalisht nëse do t’i duhet të ballafaqohet vazhdimisht me presionet enorme ndërkombëtare për t’u marrë me këtë temë.

“Asociacioni është “elefanti në dhomë”, prandaj çdo tentim për injorimin e tij është i destinuar të dështojë. Asnjë lider nuk do të mund të qeverisë normalisht në Kosovë nëse do t’i duhet të ballafaqohet vazhdimisht me presionet enorme ndërkombëtare për t’u marrë me këtë temë. Kryeministri Kurti mund ta refuzojë pafundësisht themelimin e Asociacionit, njëkohësisht duke i kundërshtuar edhe ndihmesat strategjike profesionale amerikane dhe europiane gjatë procesit të draftimit, mirëpo kësisoj do të rrezikojë izolim edhe më të madh të tij dhe të Kosovës – fatkeqësisht, pa ofruar ndonjë alternativë racionale. Kjo çështje konsiderohet si shtyllë fundamentale e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë. Synon ta projektojë ridefinimin afatgjatë të jetës institucionale të pakicës serbe në sistemin tonë shtetëror pas përfundimit të dialogut, kur domosdoshmërisht do të ndodhë edhe një version i formalizimit të njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë”, thotë Muhaxhiri.

Derisa flet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, ai potencon se kjo e fundit, do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme për ndryshimin e konteksteve gjeostrategjike dhe gjeopolitike

“Ka shumë vite që aleatët tanë jetikë, SHBA-të dhe Gjermania, por edhe vendet tjera mike, na garantojnë se idejimi, struktura dhe funksionimi i Asociacionit do të jenë plotësisht nën ombrellën kushtetuese kosovare. Është absurde që ky aspekt vital mohohet pandërprerë dhe zëvendësohet me populizëm mashtrues skajshmërisht të dëmshëm. Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme për ndryshimin e konteksteve gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Ajo do të imponojë edhe modifikime legjislative përbrenda dy shteteve, ndër të cilat do të jenë Asociacioni dhe ndryshimi i kushtetutës së Serbisë me largim të të konsideruarit të Kosovës si pjesë përbërëse territoriale”, deklaron ai për “Bota sot”.

“Ajo që po ndodh në Bosnjë do të ndodh dhe madje ka filluar të ndodhë në Kosovë.”

Ndërsa, analisti politik, Enver Bytyçi, duke e cilësuar takimin e fundit ndërmjet palës kosovare dhe serbe të trishtueshëm, vlerëson se nuk është koha që Qeveria e Kosovës të mendoj për themelimin e asociacionit.

Madje, ai thekson se me themelimin e këtij të fundit, Kosova do t’ia japë me duart e veta Serbisë instrumentin e ndarjes së saj.

“Zhvillimet në Bruksel ishin të trishtueshme, sepse propozimi i Serbisë përmes negociatorëve Lajçak dhe Borrell kërkuan që Kosova ta krijojë menjëherë asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Dhe pas kësaj, ata thanë të vazhdohet me kërkesat e tjera të Marrëveshjes së Brukselit të shkurtit dhe aneksin e Ohrit të marsit të shkuar. Dmth, Kosova t’ia japë me duart e veta Serbisë instrumentin e ndarjes së saj. Më pas Serbia ta njohë shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Ky ishte dhe mbetet qëllimi i kërkesave të Lajçak dhe Borrell, por edhe të Aleksandër Vuçiq. Tani jemi në situatën kur i bëhet presion Kurtit dhe Kosovës për zbatimin e një marrëveshjeje për krijimin e asocacionit, marrëveshje të cilën e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese e vendit. Në këto kushte a duhet që qeveria e Kosovës të mendojë për hartimin e ndonjë asociacioni?! Nuk besoj se është koha për diçka të tillë”, thotë ai.

Tutje ai potencon se, në rast themelimi të asociacionit serb në Kosovë, përgatisim me duart tona ndarjen e Kosovës dhe sipas tij, ajo që po ndodh në Bosnjë ka filluar të ndodhë në Kosovë.

“Megjithatë ndoshta është mirë që Kurti të paraqesë projektin e tij, me emërtimin “Vetëmenaxhim”! Në këtë projekt të trajtohen çështjet e autonomisë kulturore, gjuhësore dhe shërbimeve sociale, bazuar në Kartën e Autonomisë Lokale të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, organizatë ku Kosova dëshiron të pranohet. Ta paraqesë këtë projekt në tavolinën e dialogut dhe të presë përgjigjet e ujkut të Beogradit, ariut spanjoll dhe tigrit sllovak. Jam i sigurt se këta të tre nuk do të bien dakord me propozimin e Kurtit. Nuk duan t’ia din se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka rrëzuar atë marrëveshje. Madje thonë “Ndryshoni kushtetutën”, kur ishin këta vetë që imponuan Kushtetutën e sotme të Republikës së Kosovës. Imponuan planin Ahtisarit. Imponuan konsensus të parlamentit me deputetët serbë për ndryshimet kushtetuese. Dhe tani, psh, nëse Kosova do të thirret për anëtarësim në NATO, serbët e Kosovës do ta bllokojnë ndryshimin kushtetues, p.sh për krijimin e ushtrisë. Të gjitha këtyre, po tu shtojmë edhe një asocacion serb në Kosovë, përgatisim me duart tona ndarjen e Kosovës. Ose së paku defunksionalizimin e shtetit. Ajo që po ndodh në Bosnjë do të ndodh dhe madje ka filluar të ndodhë në Kosovë. Kjo edhe falë ndihmës dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të Vuçiq me Lajçak dhe Borrell”, deklaron ai për “Bota sot”.

Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013.

Përkundër kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve dhe të Serbisë, Kosova nuk e ka zbatuar kurrë atë marrëveshje, nga frika se mund të ndikojë në funksionalitetin e shtetit.

Kurti, në disa raste, ka thënë se nuk mund të lejojë themelimin e një asociacioni njëetnik, i cili do të kishte kompetenca ekzekutive, siç kërkon Beogradi.

Pas përfundimit të bisedimeve pa ndonjë rezultat, javën e kaluar, Kurti ka thënë se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Duke folur në një konferencë me gazetarë, ai tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është “pozicionuar kundër Kosovës” në takimin e 14 shtatorit./BotaSot

TË FUNDIT
15 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
15 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!
2 ditë
Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)
3 ditë
Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

ME TE LEXUARA

15 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
15 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

LEXO MË SHUMË

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Ramush haradinaj fatmir Limaj

Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!

sheshi prishtines

Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

euro

Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

Pjeter-Shala-850x472-1

Më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

vjosa osmani okb un

Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

kurti mediat

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

ujmani

“A more Albin, çka po na bën”, Tomë Gashi publikon pamjet e bujshme të Liqenit të Ujmanit – çka po ndodhë pas 25 vitesh liri?

INFO

NA NDIQ