Presioni për njohjen e Kosovës, ‘godet’ avokati shqiptar: Nuk ka shpresë për Vuçiqin

Picture of INA
INA

09/01/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq për një television serb.

Ai po ashtu tha se qytetarët e Serbisë nuk pajtohen sa i përket Kosovës.

“Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.

E në lidhje me këtë deklaratë të presidentit serb për gazetën “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Së pari, u shpreh se Vuçiq e di mirë se çështja e Kosovës nuk mund të kthehet prapa.

“Vuçiç e kupton politikisht që çështja e Kosovës nuk mund te kthehet më kurrë mbrapsht. Kjo sepse lufta e viteve 90′ në ish Jugosllavi hapi deftrët e mëdhenj të historisë se falsifikuar kundër shqiptarëve.

Bombardimi i Beogradit, arrestimi i Milosheviçit dhe pavarësia e shtetit shqiptar të Kosovës, krijuan erën e re të historisë së Shqipërisë me përkrahjen e BE, por, më shumë, me mbështetjen e Sheteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.

Sipas tij, Vuçiq po gënjen serbët në lidhje me Kosovën dhe mundësinë për pushtimin e saj, ku tha se kjo nuk po i pëlqen aspak serbëve.

“Prandaj për Vuçiçin është e kuptueshme që nuk ka më asnjë shpresë për t’u kthyer historia tragjike antishqiptare. Por serbët e çmendur nga psikoza e tyre antishqiptare në funksion të pushtimit të tokave shqiptare, duan gënjeshtra që të mbahen, dhe këtë po u bën Vuçiçi: ai po i “garanton ” se i vdekuri do të ngjallet. Dhe ata e besojnë… në një kohë që çështja shqiptare po bën përpara gjithmënë e më shumë.

Vuçiç kërkon që, me pasionin primitiv të serbëve, të presë një kohë tjetër, sepse ai e konsideron pavarësinë e Kosovës një falimentim të shpejtë të çështjes serbe. Ndërsa, historia e rivendosur kundër padrejtësisë, në kohën moderne që jetojmë, kurrë nuk është kthyer mbrapa te primitivizmi antihistorik, i cili ka falimentuar nga vetë koha që e ka goditur me logjikë të pastër historike”, nënvizoi avokati shqiptar.

Ndër të tjera, ai shtoi se gjithçka deri tani ka ecur sipas forcës amerikane në favor të botës shqiptare, derisa tha se mbetet të shihet çka do sjellë viti 2024.

“Historia e Shqipërisë tani do të bëjë vetëm përpara… dhe ky është ngërçi i politikës aktuale të Serbisë.

Po politika shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë si po vepron?

Kjo lë ende për të dëshiruar… por unë jam i bindur që koha, për të cilën fola unë më lart, do ta sjellë në rrugë progresi edhe këtë politikë.

Se sot ka një raport politiko-historik për shqiptarët: forca dhe aleanca politike Amerikë – Shqipëri dhe politika shqiptare në Balkanin Perëndimor.

Ky është raporti i kësaj kohe… por që gjithçka deri tani ka ecur sipas forcës amerikane në favor të botës shqiptare.

Të shohim progresin që do të sjellë viti 2024 në këtë çështje…”, përfundoi Spartak Ngjela për “Bota sot”.

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË