Axhenda reformuese e Qeverisë (2024-2027), e cila i përket Planit për rritje të Komisionit Evropian, do të prezantohet sot në seancën e tretë të Komisionit për çështje evropiane, e cila do të prezantohet sot në seancën e tretë të Komisionit për çështje evropiane që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me fillim në ora 14:30.
Axhenda reformuese i thekson angazhimet e shtetit për zbatim të suksesshëm të reformave të domosdoshme për përmirësimin e standardeve në fushat si sundimi i drejtësisë, reformat në administratë dhe tranzicioni energjetik.
Në seancë fjalim para deputetëve do të mbajnë presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas dhe ministri i Çështjeve për Eurointegrime, Orhan Murtezani.
Seancën do ta kryesojë nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.