Prezantohet Nokia7.1

0

HMD Global sapo ka prezantuar telefonin e ri të mençur Nokia 7.1.
Nokia 7.1 ka ekran me rezolucion 1080 x 2280 piksela dhe diagonale prej 5.84 inç. Ai është mbrojtur nga Gorilla Glass 3. Përveç kësaj, ekrani mund të bëjë konvertimin HDR në kohë reale në video SDR.

Telefoni i ri i Nokias ka procesor Snapdragon 636 SoC, kurse ka RAM 3 ose 4GB. Hapësira e tij e brendshme është 32 ose 64GB. E nëse kjo hapësirë nuk është e mjaftueshme atëherë ajo mund të shtohet përmes një karte microSD.

Kamera e tij është 8MP f/2.0 – për selfie, dhe 12MP f/1.8 kamera kryesore. Dhe një kamerë tjetër bardh e zi 5MP.

E kamerat e pasme kanë optikën Zeiss dhe disa veçori të mrekullueshme të softuerit me modalitet të dyfishtë, që iu mundëson të përdorni në të njëjtën kohë kamerën para dhe atë të pasme.

Bateria e telefonit të ri të Nokias është 3,060 mAh. E Nokia thotë se 50 për qind e baterisë mund të mbushet për 30 minuta. Telefoni ka sistemin operativ Android 8.1 Oreo, transmeton Koha.net.

Nokia 7.1 mund të paraporositet që nga 5 tetori, me shitjen që nis më 28 tetor. Modeli me konfiguracion 3GB/32GB në Evropë kushton 319 euro, kurse ai 4GB/64GB 349 euro.