PREZANTOHET TELEFONI HUAWEI NOVA 9: DIZAJN I HIJSHËM, PROCESOR I FUQISHËM

Kompania kineze, Huawei prezantoi sot në Vjenë smartfonin e shumëpritur Nova 9 me një dizajn të rifreskuar dhe një bateri më të qëndrueshme që karikohet në 38 minuta.

Me promovimin e sotëm, në skenë doli anëtari më i ri i familjes Nova, Huawei Nova 9, një smartphone me kamera të teknologjisë së lartë si seria RYYB e filtrave me ngjyra (CFA) dhe XD Fusion Engine, i cili ofron një përvojë të veçantë në fotografi.

Skajet e lakuara të ekranit me ngjyra origjinale 120 Hz me përgjigje të shpejtë, procesor dhe jetëgjatësi baterie si dhe karikim i shpejtë 66W Huawei SuperCharge, janë vetëm disa nga veçoritë e pajisjes që nga sot është në dispozicion të publikut.

Pajisja përmban një ekran 6.57 inç që mund të shfaqë deri në 1.07 miliardë ngjyra, mbështet rifreskimin e ekranit deri në 120 Hz, një shpejtësi prekjeje prej 300 Hz dhe një gamë ngjyrash P3 për të krijuar fotografi të mbushura me detaje. Mundësohet nga një procesor Snapdragon 778G 4G me një zgjidhje të avancuar të ftohjes Huawei dhe teknologji të inteligjencës artificiale, raporton theverge.

“Sa i përket stilit të jetesës moderne, Huawei ka prodhuar një telefon inteligjent tek i cili mund të mbështeteni në çdo kohë të ditës apo natës. Smartphone i ri është i pajisur me një sistem kamerash Ultra Vision që përfshin një kamerë të pasme RYYB Ultra Vision prej 50 MP me një sensor 1 / 1.56 inç për ndjeshmëri të lartë ndaj dritës për fotografi me cilësi të lartë, kamera me kënd të gjerë 8MP, kamera me sensor të thellësisë së fushës 2MP, kamera makro 2MP 4cm dhe kamerë të përparme 32MP me sensor të madh 1 / 2.8-inç”, njoftoi Huawei.

Ata theksojnë se marrja e fotografive me rezolucion të lartë pavarësisht nga ndriçimi nuk është më problem dhe se përveç këtyre avantazheve, Huawei ka krijuar një algoritëm unik Super Night Selfie dhe Night Portrait Mode që reduktojnë zhurmën dixhitale në foto dhe rindërtojnë sfondin.

Huawei Nova 9 gjithashtu mbështet Menaxhimin e Ngjyrave Full-Path P3, i cili kontrollon shfaqjen e ngjyrave në gjithçka, nga kodimi i skedarëve dhe ekranet deri në shfaqjen aktuale të asaj që shihni.