Prezantohet treni super i shpejtë

INA
INA

30 Maj, 2023

Të qenit në gjendje të udhëtosh me më shumë se 1000 km/h, synon të jetë realitet në një të ardhme të shpejtë.

Një kompani me bazë në Kanada, prezantoi projektin ambicioz për ndërtimin e një mjeti udhëtues që i përngjan shumë një treni, i cili do të udhëtojë me shpejtësi në mbi 1000 km në orë.

Shpejtësia 1200 km/h, që do të arrijë ky tren ultra i shpejtë, do të jetë më e madhe se ajo e një aeroplani reaktiv dhe e trefishtë me atë të një treni me shpejtësi të lartë.

Udhëtimi do të jetë i sigurt.

Disa veçori rreth trenit ultra i shpejtë:

Do të shkurtojë kohën e udhëtimit – Nëse midis dy vendeve ka 304 kilometra, që do të thotë pak më pak se tre orë me makinë dhe më shumë se katër orë me transport publik, me tren do të bëhet për rreth 45 minuta.

Do të punojë me burime të rinovueshme – Gjëja më e mirë e projektit FluxJet, siç është quajtur ky tren është se do të funksionojë me energji të rinovueshme.

Pasagjerë dhe mallra – Përveç pasagjerëve, FluxJet do të mund të transportojë të gjitha llojet e mallrave.

Kursime të jashtëzakonshme energjie – Përllogaritjet e kompanisë vlerësojnë se emetimet do të reduktohen me 636 mijë tonë CO2 me këtë projekt.

54 pasagjerë për makinë – Synimi është që çdo vagon të ketë hapësirë ​​për 54 pasagjerë, me vend për dy karrige me rrota dhe katër rafte për bagazhe.

Çmime të përballueshme

Projekti, ende në zhvillim, do të ishte pionieri i një rrjeti trenash ultra të shpejtë që do të lejonte lëvizjen në të gjithë Kanadanë shpejt, me efikasitet dhe me cilësi të lartë, pasi dizajni i FluxJet do të jetë premium, megjithëse kompania shpreson që bileta çmimi të jetë i përballueshëm.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

apple-iphone-15-pro-3

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

iphone dyqan

Apple identifikon problemet që po e shkaktojnë ngrohjen e iPhonëve 15

apple-iphone-15-pro-3

A e dini cili është celulari më i shtrenjtë që Apple ka nxjerrë në treg?

whats-up

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

apple-iphone-15-pro-3

Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja

loja-counter-strike-game

Më në fund del në treg “Counter Strike 2”

moti-1

Në retë e qiellit ka .. mikroplastikë?!

INFO

NA NDIQ