Princi i Dubait ka aq shumë para, sa që duhen 200 persona në dy vjet për t’i numëruar

0

DubaiPrinci i Kurorës i Dubait, “Hamdan” ka aq shumë para sa që do të duhej kohë e gjatë për t’i numëruar paratë e tij.Familja mbretërore e Dubait është e njohur për pasurinë e tyre dhe në një video të publikuar flitet për një nga anëtarët e familjes.

Emri i plotë të Princit të Dubait është Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum por ai është i njohur si “Fazza” nga emri i tij i përdorur në Instagram.Bëhet fjalë për djalin e dytë të Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Emir (sundimtar) i Dubait. Në listën e Forbes, ai është nga “më të rinjtë e pasur”, pasi pasuria e babait të tij llogaritet në rreth 18 miliardë dollarë. Dhe sipas një përshkrimi të një videoje, ai këto i “para me thasë” nuk është se edhe “i kursen”. Kështu, siç thuhet më tej, ai ka një jaht privat në vlerë prej 400 milionë dollarësh që është i njohur si “Jahti i Dubait”.

Ky jaht thuhet të ketë të gjitha gjërat që madje as edhe disa hotele me pesë yje nuk i kanë dhe ka një kapacitet për të akomoduar 48 njerëz. Por ky nuk është jahti i vetëm i tij. Përveç jahteve, ai ka edhe shumë vetura superluksoze. Ai ka vetura në vlerë prej 1 milion dollarë, përfshirë edhe një LaFerrari. Veç kësaj, koleksioni i veturave të tij përfshin edhe një Mercedes G63 AMG, Mercedes AMG SLS, Lamborghini Veneno, Mc Laren P1, Buggati Veyron – dhe jo vetëm.

Ai gjithashtu ka një deve për të cilën thuhet se ka paguar 27 milionë dollarë.Megjithatë, edhe pse bën një jetë luksoze ku njihet edhe si një fans i sporteve aventureske, ai është i njohur edhe si bamirës. Një person kishte kërkuar ai ndihmë për trajtimin e kancerit dhe ai i kishte dhuruar 600 mijë dollarë.