Prindërit e Melania Trump bëhen shtetas amerikanë

0

Vjehrri dhe vjehrra e presidentit Donald Trump janë bërë shtetas të SHBA-ve, në një ceremoni private.

Viktor dhe Amalija Knva, prindërit e Melania Trump, të lindur në Slloveni, u betuan si shtetas amerikanë ditën e enjte në një ceremoni private në New York.

Dyshja kishin jetuar në SHBA me “Green Card” të sponsorizuar nga Melania.

Donald Trump ishte deklaruar kundër imigrimit zinxhir në bazë të lidhjeve familjare në të kaluarën.

Komentet

komentet