Prindi nga Maqedonia e Veriut pothuajse e bën për vdekje foshnjen pesëjavëshe

0

Është e vështirë të durohet: Pas abuzimit të rëndë, një foshnjë pesëjavëshe me lëndime kërcënuese për jetën është në spital, në Mönchengladbach të Gjermanisë

Dyshohet se babai i tij (23) asaj i ka shkaktuar këtë vuajtje të madhe dhe që nga e enjtja është në paraburgim nën dyshimin e abuzimit të rëndë të të mituri dhe lëndimit të rrezikshëm trupor.

Nëna (20) me djalin kishte shkuar në spital. Te foshnja janë gjetur eshtra të thyer dhe lëndime të brendshme, që sipërfaqëisht nuk vërehej. Shenjat e dhunës së rëndë u shkaktuan për një periudhë të gjatë kohore.

Zyra e mirëqenies së të rinjve e alarmoi policinë dhe e mori në kujdes djalin dhe motrën e tij 17-muajshe shkruan “Bild”, informon Shtegu.com. Vajza gjithashtu kishte disa të ënjtura dhe nuk është zhvilluar në mënyrë të përshtatshme për moshën e saj.

“Hetimet intensive” kanë rezultuar në një dyshim urgjent ndaj babait, tha policia, pa dhënë më shumë detaje. Nëna po hetohet sepse nuk ka ndërhyrë. Por ajo është e lirë. Prindërit janë me shtetësi maqedonase dhe, sipas policisë, ata nuk kanë “punë të rregullt”.

Policia nuk ka prova të ndonjë neglizhence nga zyra e mirëqenies së të rinjve. Dirk Rütten, zëdhënës i qytetit Mönchengladbach, për “Bild”: “Pas lindjes së fëmijës tani pesë-javëshe, zyra e mirëqenies së të rinjve në fillim të dhjetorit bëri një vizitë në shtëpi të familjes. Atëbotë nuk ishin vërejtur anomali. Kjo vizitë u zhvillua si pjesë e një mase parandaluese që u ofrohet të gjitha nënave të të dy klinikave të maternitetit në Mönchengladbach”.