Prishtina pati më shumë raste shënimi por pa konkretizim në 45 minutat e parë.
Në fund të pjesës së parë llapjanët kërkuan penallti por kështu nuk mendoj gyjqtari gjerman Robert Schroder.
Në minutën e 58-të, Llapi mbetet pa një lojtar pasi që Arbnor Ramadani u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Pas dy minutave (60’) Albin Krasniqi nga rreth 15 metra shënoi në këndin e djathtë paksa ia ndihmoi edhe një lojtar i Llapit që e devijoj topin, 1:0.
Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi në festë, pasi që përveç që fituan Kupën siguruan biletën për në garat evropiane.
Llapi i Tahir Batatinës mbetet jashtë garave evropiane!
Që nga pavarësimi i futbollit tonë, Prishtina për herë të nëntë fiton trofeun e Kupës së Kosovës.