Prita e policisë në Radushë, si u vra Harun Aliu?

Picture of ina-online
ina-online

12/05/2024

Shkrim ekskluziv i publikar më 14 maj 2010 në të përditshmen 24 orë dhe agjencinë e lajmeve INA</strong, botuar nga Naser Pajaziti>

Shumë pista të dyshimeve ende po qarkullojnë lidhur me vrasjen e mëngjesit të ditës së mërkurë në aksin rrugor Radushë- Rashçe, ku u vra edhe Harun Aliu, kryetari i Alternativës Kombëtare dhe një nga themeluesit e UÇK-së në Maqedoni.

Derisa mediat maqedonase dhe zyrtarët e MPB-së edhe dje kanë vërshuar me lajme lidhur me vrasjen e katërfishtë në afërsi të Radushës, duke i konsideruar grupin si kontrabandues të armëve, taborri politik shqiptar ka dhënë pasqyrë tjetër për rastin, duke nxjerrë në sipërfaqe dyshime mbi këtë vrasje.

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri sjellë një version tjetër të ngjarjes, duke dyshuar se vrasja në Radushë ka qenë akt i montuar, sepse sipas tij, ata ishin kapur qysh më parë.

“Sipas informacioneve që kam, grupi është arrestuar më parë dhe i kanë maltretuar fizikisht dhe pas kësaj janë futur në furgon me gjithë armatimin. U pa se çfarë skenari kanë përgatitur. Pas dy dite tregohet se ka qenë edhe Harun Aliu. Këto vrasje kanë qenë të njohura”, ka theksuar për “24 orë”, Xhezair Shaqiri-Hoxha.

Ndërkohë, edhe nënkryetari i DR-së, Abedin Zymberi ka theksuar se vrasja është një skenarë i strukturave të sigurisë.

“Vrasja e Harun Aliut është një skenar i radhës, nuk është as i pari as i fundit i përgatitur nga MPB në bashkëpunim me politikan ( spiuna ) shqiptarë. Politikan të papërgjegjshëm, të cilët natën vrasin e ditën vijnë në varrim e çesin lot. Shqiptarët definitivisht duhet t’u thonë stop atyre politikanëve që mendjen e kanë vetëm të vijnë në pushtet pa i zgjedhur mjetet dhe metodat më të pista” , ka theksuar deputeti Zymberi.

Bardhyl Mahmuti nga BDSH-ja ka shfaqur dyshime lidhur me rastin, duke kërkuar hetime sikur në rastin e vrasjes dhe ekzekutimeve të vitit 2001, të njohur si “Vreshtat e Rashtakut”.

“Harun Aliu është personalitet publik, të cilin e kanë njohur si miqtë ashtu edhe armiqtë e tij. Lajmin për vrasjen e tij e bënë mjetet e informimit publik, të mbështetura në të dhënat e familjarëve. Heshtja e MPB-së për identitetin e Harun Aliut, të cilin e kanë njohur mirë, të cilit i kurdisën procesin e montuar gjyqësor për ta dënuar me burg të përjetshëm,
nxjerr në shesh misteriozitetin e tërë kësaj kurdisje antishqiptare”, ka theksuar kreu i BDSH-së.

Edhe deputeti Daut Rexhepi-Leka ka theksuar se bëhet fjalë për një likuidim serial që vazhdon kundër ish-përfaqësuesve të lartë të UÇKsë.

“Kjo është si pasojë e mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe padrejtësive që bëhen nga gjykatat. Për këtë të mbajë llogari edhe partia që është në pushtet”, ka theksuar deputeti Rexhepi.

Nga partia shqiptare në pushtet BDI kërkojnë kohë për t`u përgjigjur për rastin, duke theksuar se po hetojnë edhe më tutje motivet e këtij incidenti.

Shoqata e UÇK-së “Kalaja” ka shfaqur dyshime lidhur me vrasjen në Radushë, me ç`rast ajo ka kërkuar hetim të plotë mbi këtë incident.

” I bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare se ngjarja e ndodhur në Radushë të Shkupit, ku u ekzektuan në mënyrë
klasike katër shqiptar kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e policisë sllavomaqedonase . Sipas informatave dhe deklarimeve që dha vetë MPB dalin qartë se policia nuk ka dhënë sinjalet për parandalim siç është gjuajtja në ajër, por ka qëlluar direkt mbi njerëzit në furgon”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate.

Siç bëhet e ditur më tej, sipas fotografive të ofruara nga policia shihet që furgoni është fjalë është qëlluar nga të gjitha anët, sikur të ishte gjah në kurth për gjahtarët shtetëror”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

BDK e Hysni Shaqirit ka kërkuar që të bëhen hetime më të detajuara për ndriçimin e rastit, duke nënvizuar se kjo situatë krijon pasiguri tek shqiptarët. /24 orë/INA

TË FUNDIT
6 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
8 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit
8 orë
Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona
9 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore
10 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

ME TE LEXUARA

14 orë
Dudush tregon si u sulmua
22 orë
Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
9 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore
17 orë
Lloga: Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët
14 orë
Mickoski i përgjigjet Ahmetit: Mos bëjë si fëmijë i lazdruar

LEXO MË SHUMË

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

pasaporta-gjermane

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

INFO

NA NDIQ