Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

Picture of INA
INA

04/06/2023

Situata në veri ende nuk është qetësuar plotësisht.

Nga presioni i madh i Bashkësisë Ndërkombëtare, presidentja Vjosa Osmani la të hapur mundësinë për ri-përsëritjen e zgjedhjeve në veri.

Derisa edhe kryeministri Albin Kurti, u detyra njëfarë forme të tërhiqet. Ai ka thënë se “Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”.
close
volume_off

“Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti.Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se SHBA dhe Evropa po i mshelin sytë para Serbisë në raport me Kosovën.

“Për zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës e dhanë pëlqimin Amerika, Evropa por edhe së bashku shtetet e QUIN-it,

U mbajtën zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës më 23 prill 2023, fituan në të katër komunat kandidatët shqiptar. Zgjedhjet ishin të qeta, pa eksese dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetuës.

Zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës i pranuan si të rregullta Amerika, Evropa dhe shtetet e QUIN-tit

Zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës i bojkotuan serbët e veriut me dirigjimin e drejtëpërdrejtë të presidentit të Serbisë Vuçiq. Kjo nuk ka qenë e paditur nga ndërkombetarët Amerika dhe Evropa e shtetet e QUIN-tit. Por nuk kanë reaguar i kanë mshelë sytë e veshët.Serbët e Kosovës, poashtu në vjeshtën e vitit të kaluar qëllimshëm me urdhërin e Vuçiqit i bojkotuan dhunshëm të gjitha instittucionet e Kosovës në veri. Edhe për këtë ishin në dijeni ndërkombëtarët Amerika dhe Evropa dhe shtetet e QUIN-tit, por nuk eragun fare. Ishte e tmershme mos reagimi i tyre, por me siguri nuk kanë deshtë me ia prish reahtinë Vuçiqit planin e tij për të kallë Kosovën”, thotë ai.

Sipas tij, zgjedhjet të cilat u mbajtën në veri ishin ëegjitime dhe të pranuara nga të gjithë.

Situata në veri ende nuk është qetësuar plotësisht.

Nga presioni i madh i Bashkësisë Ndërkombëtare, presidentja Vjosa Osmani la të hapur mundësinë për ri-përsëritjen e zgjedhjeve në veri.

Derisa edhe kryeministri Albin Kurti, u detyra njëfarë forme të tërhiqet. Ai ka thënë se “Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”.
close
volume_off

“Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti.

Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se SHBA dhe Evropa po i mshelin sytë para Serbisë në raport me Kosovën.

“Për zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës e dhanë pëlqimin Amerika, Evropa por edhe së bashku shtetet e QUIN-it,

U mbajtën zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës më 23 prill 2023, fituan në të katër komunat kandidatët shqiptar. Zgjedhjet ishin të qeta, pa eksese dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetuës.

Zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës i pranuan si të rregullta Amerika, Evropa dhe shtetet e QUIN-tit

Zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës i bojkotuan serbët e veriut me dirigjimin e drejtëpërdrejtë të presidentit të Serbisë Vuçiq. Kjo nuk ka qenë e paditur nga ndërkombetarët Amerika dhe Evropa e shtetet e QUIN-tit. Por nuk kanë reaguar i kanë mshelë sytë e veshët.

Serbët e Kosovës, poashtu në vjeshtën e vitit të kaluar qëllimshëm me urdhërin e Vuçiqit i bojkotuan dhunshëm të gjitha instittucionet e Kosovës në veri. Edhe për këtë ishin në dijeni ndërkombëtarët Amerika dhe Evropa dhe shtetet e QUIN-tit, por nuk eragun fare. Ishte e tmershme mos reagimi i tyre, por me siguri nuk kanë deshtë me ia prish reahtinë Vuçiqit planin e tij për të kallë Kosovën”, thotë ai.

Sipas tij, zgjedhjet të cilat u mbajtën në veri ishin ëegjitime dhe të pranuara nga të gjithë.

Ai tutje, plagosja e ushtarëve të KFORI-t, dhe Policisë së Kosovës, ishte plani i Vuçiqit me bandat e tij.

“Zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës mbaruan, siç thamë, në bazë të ligjit, të rregullta, u pranuan nga të gjithë.Kryetarët e posazgjedhur u çertifikuna dhe kështu, siç thuhet themeli dhe katet e shtëpisë u ndërtuan. Radhën e ka t’i vehet edhe kulmi, pra ata t’ia fillojnë edhe punës.

Por tashti këtu plasi sherri doli në shesh seknari i Vuçiqit që se kuptonin ndërkombëtarët, Amerika dhe Evropa dhe shtetet e QUIN-tit, apo nuk deshtën të kuptojnë.

Në ditën e inagurimit të kryetarëve të posazgjedhur në katër komunat e Veriut, Vuçiq, kriminelët, bandat kriminele, aktivizoi ushtrinë dhe e nisi në kufi me Kosovën. Shumë ditë me para kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit, si Radijçiq, Simit, Rakiq etj. kërcënoheshin se së shpejti do t’i del flaka kësaj pune. Me rastin e inagurimit te kryetaërve ku asistonte edhe policia e Kosovës për të krijuar rend e qetësi, fantazmat e gashizmiz serb, kriminelët dhe bandat kriminele veç ishin mbrenda Kosovës në veri për të penguar inagurimin e tyre. Në protestë më së paku kisht serb të veriut, ishin ardhë të gjithë huliganët, kriminelët dhe bandat kriminele, vagabond, milici serbë veshur civil dhe filluan akardin çetnike duke e sulmuar policinë duke i sulmuar objektet komunale. Atë ditë u plagosën 5 policë të Kosovës dhe disa protestuesë.

Protestat e vagabondëve fashisteve dhe çetnike serb të drejtuara nga vetë kryetari i Serbisë Vuçiq vazhduan edhe të nesërmen por tani më shumë të armatosur, me husja, shkopijë, gur, sende të forta duke e sulmuar tani ushtarët e KFOR-it dhe NATO-s. Ishin shumë agresiv, i plagosën mbi 25 ushtarë të KFOR-it dhe NATO-s bile i rrëzuan dhe i paluan përtokë duke i zbutë me huj e sende të forta.Ky ishte pra plani i “masakrës” së Vuçiqit në veri të Kosovës që nuk e panë, nuk deshtën ta shohin, apo ishin fajtor emisarët e tyre për shtrembërimet e informatave te tyre”, shprehet tutje profesori.

Në fund, Maxharraj thotë se amerikanët dhe vendet e QUINT-it, duket ët reagojnë sepse duke mbajtur afër Serbinë, ata potencialisht po nxitin konfliket të reja në Ballkan.

“Po kush fitoi dhe kush humbi nga kjo maskaradë në Veriun e Kosovës e cila u shfaq nën dirigjimin e Serbisë fashizoide e çetnike. Ashiqare nuk u nda mirë Kosova sidomos me tërheqjen e lehtë të Amerikës nga shteti më pro amerikan në botë në dobi të Serbisë shtetit me anti-amerikan dhe urryes të Amerikës.

Por, ajo se çka është edhe më e keqe dhe më e rrezikshme, sespe perëndimi duke tentuar ta mbajë, ta ngreh kah vehtja Serbinë ajo gjithnjë po rrëshqet nga Rusia duke mos e “formatë fare” perëndimin dhe të mirat që i ofronte.

Por, duhet të kuptojë perëndimi si Amerika dhe Evropa se “ftohja” e Amerikës ndaj Kosovën çon mesazhe të këqija për Amerikën dhe Evropën, sepse duke tentuar të “kthej thiun në torishtë” ajo po e inkurajon “thiun e madh”, Rusinë por edhe Serbinë për të nxitur potencialisht konfliket të reja në Ballkan, sepse shkëndijat veq që nuk kanë pëlcit në Bosnje dhe Mal të Zi”, përfundon Maxharraj./BS

TË FUNDIT
7 orë
"Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik", reagon kryetari i komunës kroate
8 orë
Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit
1 ditë
Gazetari malazez thotë Republika e Kosovës, Vuçiq nervozohet dhe i drejton gishtin: Mos më ndërprisni
2 ditë
Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës
2 ditë
Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

“Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik”, reagon kryetari i komunës kroate

aleksandar arsenijeviq

Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit

vucic

Gazetari malazez thotë Republika e Kosovës, Vuçiq nervozohet dhe i drejton gishtin: Mos më ndërprisni

vershimet bosnje

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Ibro Berilo

Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

cifti jabllanica

Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë

robert fico

Nuk ka NATO për Ukrainën, derisa të jem kryeministër, kërcënon kryeministri sllovak

serbia-kosovo-flags-650x358

Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës

server

Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”

INFO

NA NDIQ