Pritet BOMBË transfer, Besnik Ferati me ofertë nga Helsinki

Javë më parë futbollisti shkupjan Besnik Ferati është ndarë me marrëveshje nga klubi i Partizanit të Tiranës dhe tani është agjent i lirë.

Albsport.mk mëson nga burime të afërta me futbollistin se për shërbimet e 20 vjeçarit ka interesim të madh nga ekipet e Ligës së Parë të Maqedonisë, edhe atë ekipet që janë në top pesë të kreut të renditjes, ndërsa gjithashtu oferta serioze ka marrë edhe nga kampionati i Kosovës dhe Superiorja shqiptare, ku shumë ekipe e dëshirojnë mesfushorin shtatlartë, i cili luan edhe në disa pozita të ndrsyhme.

Por gjithmonë sipas burimeve tona mësojmë se oferta më serioze vjen nga Finlanda, gjegjësisht është ekipi i Helsinkit që po e kërkon me ngulm futbollistin shkupjan.

Tani në kur shkupjani mundë të lëvizë me parametra zero, finlandezët e shohin si alternativë të mirë për ta bërë për vete Feratin, i cili ka dëshmuar me kualitetin e tij.

Kujtojmë se Besnik Ferati karrierën e tij e kishte nisur te FC Shkupi, që më pas të kaloj te Partizani, duke qenë pjesë e kryeqytetasve që nga sezoni 2018/19. Ndërkohë është anëtar i rregullt i grupmoshave U21 të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.