Pritet fundjavë “e nxehtë” në Kuvend, votohet Qeveria e re

Picture of designer@fetishimedia.ch

14/01/2022

Debat i nxehtë pritet këtë fundjavë në seancën e caktuar për zgjedhjen e qeverisë së re. Opozita paralajmëron se do të votojnë kundër.

Nga VMRO-DPMNE thonë se gjatë debatit do të dëshmojnë se edhe kjo përbërje qeveritare është e paaftë njësoj si ajo paraprakja.

“VMRO-DPMNE maksimalisht do t’i shfrytëzojë mundësitë e saj institucionale dhe do t’i shfrytëzojë 48 orët për debat në Kuvendin e Maqedonisë me qëllim që opinionit publik t’i tregojë se kjo është edhe një qeveri rezerve dhe e paaftë ashtu siç ishte qeveria paraprake”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Edhe deputetët e ASH-së nuk janë të kënaqur nga propozimi për përbërjen e re qeveritare. Deputeti i kësaj partie, Halil Snopçe thotë se nuk janë të kënaqur nga fakti se një pjesë e ministrave të cilët kishin dështime gjatë mandatit të tyre, tani përsëri mandatari Kovaçevski i ka propozuar të jenë pjesë e qeverisë së re. Me këtë ai i vazhdon politikat e njëjta të kryeministrit paraprak të cilat janë në interes të grupeve klienteliste e jo të qytetarëve, thotë Snopçe, duke konfirmuar se do të votojnë kundër qeverisë së re.

“Ne do ta kontestojmë legjitimitetin e qeverisë së re, do ta kontestojmë zgjidhjen kadrovike të mandatarit Kovaçevski. Me këtë zgjidhje kadrovike në fakt nuk ka besim për shkak se ministrat e BDI-së automatikisht mbeten në qeveri. Do të thotë se ministrat e BDI-së ishin të përkryer. Po ashtu edhe ministrat siç janë Spasovski, Nikollovski, Mariçiq mbeten në këtë qeveri ndërsa ne e dimë se jemi shteti më i korruptuar sipas instancave ndërkombëtare në Evropë, sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, ndërsa ministri për luftë kundër korrupsionit mbetet në Qeveri”, tha Snopçe.

Qeveria e re e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski do të numërojë 21 anëtarë.

Përbërja e Qeverisë së re:
LSDM dhe koalicioni do të kenë 12 dikastere
BDI do të ketë 6
Alternativa merr 3 vende

Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re është caktuar për të shtunën në orën 11. Debati më së shumti mund të zgjasë 2 ditë, ndërsa për zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare do të votohet në ditën e dytë, në këtë rast, të dielën deri në mesnatë. Për zgjedhjen e qeverisë duhet shumicë e votave, përkatësisht të paktën 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

TË FUNDIT

Gjesti për Xhenetën: As sytë….

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit pas deklaratave të tij: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...

LEXO MË SHUMË